Gjysma e Gjirokastrës 6 orë pa energji, shkak punimet në rrugë

58
Qyteti i Gjirokastrës prej orës 15:00 të ditës së sotme deri në orën 21:10 ka qenë pa energji elektrike. Shkak për ndërprerjen e energjisë janë bërë punimet në rrugën Gjirokastër deri në Parkun Natyror të Viroit. Mësohet se një makineri e cila po kryente punimet ka kapur gjatë punës dhe shkatërruar një linjë kryesore të transmetimit të energjisë për rreth 40 % të lagjeve të qytetit të Gjirokastrës. 
Bëhet fjalë për të gjitha ato lagje që furnizohen me energji nga stacioni i ri për këtë qytet. OSHEE kishte parashikuar se ky problem do të merrte zgjidhje deri në orën 20:00 të kësaj të enjte, por mesa duket punimet kanë hasur në pengesa dhe ende qyteti i Gjirokastrës nuk ka energji elektrike për gjysmën e banorëve të tij.
Por vetëm pas 6 orësh në errësirë, banorëve u është rikthyer energjia elektrike. Kjo ka ndodhur pak minuta pas orës 21:10 pasi u ndreq dëmtimi i shkaktuar.