Gjyqtarja e vrarë nga ish-bashkëshorti, ai tentoi ta ekzekutonte edhe 2 vite më parë

568
Fadil Kasemi ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e saj, 37-vjeçaren Fildes Hafizi. Por emrat e tyre janë të njohur për policinë pasi në 2015, Kasemi tentoi të ekzekutonte ish-bashkëshorten.

NGJARJA NE 2015
Fadil Kasemi, 51-vjeçarin i cili tentoi te vrase ish-gruan ne plazh eshte lene ne burg nga Gjykata e Kavajes. Ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të çiftit të divorcuar dhe të dhjetëra pushuesve që i erdhën në ndihmë 37-vjeçares, e cila është magjistrate për gjyqtare. Shërbimet e Postës së Policisë së Golemit arritën të shmangin krimin në familje dhe prangosën autorin. Kasemi, që u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes së të dielës, është shprehur se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur. Ai është shprehur se kishte pirë dhe thuajse ishte në gjendje të dehur, ndaj nuk i kujtohet qartë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe ish-bashkëshortes. Prokuroria ka zbardhur dosjen e plote hetimore per rrethanat ne te cilat ndodhi ngjarja.
Sigal