Gjyqtari i Apelit të Korçës në sitën e Vettingut, çfarë u konstatua nga ILDKPKI

537
Sigal

Gjyqtar i Gjykates se Apelit te Korçës, Sotiraq Lubonja është përballur ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas ILDKPKI gjyqtari Lubonja ka probleme me pasurinë. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet për pasurinë qe ka bërë gjyqtari nuk janë të sakta dhe ai ka fshehur pasurinë.

Trupi gjykues përbëhej nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

Relatorja: Gjyqtari Sotiraq Lubonja ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.Lubonja ka në pronësi një shtëpi banimi në Korçe me dy kate të fituar me kontratë dhurimi.Është konstatuar se ka mospërputhje të deklarimit të bërë me sipërfaqen e truallit.Gjyqtarit Lubonja i është kërkuar të deklarojë se kur ishte ndërtuar saktësisht kjo shtëpi. 

Nga hetimi rezulton se vlera e banesës është më e madhe se ajo që ka deklaruar gjyqtari Lubonja. Në lidhje me dhuratën e nënës me vlerë 4 mln e 75 lekë nuk ka dokument që të justifikojë të ardhurat e nënës.

Vendimi do të jepet me 8 tetor, teksa gjyqtari Lubonja ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë.