Gjyqi ndaj imamëve, situatë e tensionuar tek “Krimet e Rënda”

449
Një situatë e tensionuar ka shoqëruar seancën e sotme gjyqësore tek Gjykata e Krimeve të Rënda për të akuzuarit për xhihadizëm dhe rektrutime për të luftuar në Siri. Shkak është bërë dëshmia e dhënë nga shtetasja Nazime Haxhaka, b bashkëshortja e Mustafa Kurtit, i cili sipas saj ka shkuar të luftojë në Siri për luftë të shenjtë në emër të Allahut (Zotit) nën ndikimin e imamëve të vetëshpallur që janë nën akuzë. “Ata myslimanët mjekër-cjepër ma çuan burrin në Siri”, ka qenë një pjesë e dëshmisë së shtetases Haxhaka, duke sjellë reagimin e familjarëve të të pandehurve në sallën e gjyqit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të nxjerrë nga salla familjarët e të akuzuarve për të mos prishur procesin gjyqësor. Ndërsa seanca e radhës u vendos të mbahet të martë në 1 tetor. 
Sigal