Gjykohen në Tiranë Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, u arratisën nga burgu grek

478
Dy vite më parë ata mundën t’i shpëtojnë policisë greke duke u fshehur në territorin shqiptar por pas arrestimit tashmë akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ajo “Vrasjes së punonjësit të policisë, në bashkëpunim, në tentativë”, “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”.
Kupa dhe Sula janë të dyshuarit e drejtësisë shqiptare dhe për grabitjen e argjendarisë të ndodhur në prag të festave të fundvitit 2013 por këtë akuzë ata e kanë mohuar.
Ndryshe nga Ilir Kupa i konsideruar si kreu i grupit kriminal, Fatos Sulaj seancën e kësa të enjteje kërkoi gjykim të shkurtuar ç’ka në rast të një dënimi do ta shpëtonte atë nga burgimi përjetë ose ulje të viteve të burgut me 1/3.
Pas kërkesës së Sulajt për gjykim të shkurtuar dhe kohës së kërkuar nga avokati i Ilir Kupës për t’u njohur me dosjen gjykatësja Milena Muça vendosi të shtyjë seancën për më 24 nëntor.
Sigal