Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit, Frroku JO me gjykim të shkurtuar

439
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku nuk do të gjykohet me gjykim të shkurtuar. Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës. Kjo do të thotë se gjykimi i tij do të vijojë në mënyrë normale dhe i hiqet mundësi që Frroku të përfitojë uljen e dënimit me 1/3-n në rastet përfiton gjykim të shkurtuar. Frroku akuzohet për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999, si dhe për ndërtim të jashtëligjshëm dhe fshehje pasurie.
Sigal