Gjykata rrëzon kërkesën, Alket Hatia nuk do të ekstradohet në Itali

577
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të ekstraduar Alket Hatinë në Itali.
I njohur si ‘Zoti i Drogës’, Hatia mësohet se është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për të vuajtur një dënim.
Ai u prangos disa muaj më parë në Durrës, por u la i lirë nga gjykata, për shkak të një procedure në lidhje me dënimin e tij në Italia dhe vuajtjen e dënimit që kishte bërë në Shqipëri.
Por prokuroria nuk u dorëzua dhe bëri një tjetër kërkesë dhe gjykata e Apelit vendosi rikthimin e tij në burg.
Hatia pas lirimit ka humbur gjurmët. Pas kërkesës së dytë, gjykata sot ka vendosur që të mos e ekstradojë Alket Hatinë drejt Italisë.
Prokuroria ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin.
Sigal