Gjykata nuk e fal vajzën që kreu seks oral për para

481
Një 26 vjeçare, e arrestuar nga policia për prostitucion kërkoi pafajësi, me pretendimin se kreu vetëm seks oral. Avokati i Entela A. iu referua rastit “Monika Levinski”, me pretendimin se marrëdhënia seksuale nuk kishte penetrim, ndaj vepra penale nuk ishte kryer. Entela A. (identitet i ndryshuar) e ka ngritur këtë pretendim, pasi ka ofruar vetëm seks oral në këmbim të një shume prej 5 mijë lekësh të vjetra. Por, prokurori nuk ka qenë dakord, raporton Panorama. I dënuari, Arben A. (identitet i ndryshuar), ka arritur në ereksion dhe ejakulim nga vajza (marrëdhënie seksuale orale), pra është arritur qëllimi i marrëdhënies seksuale.
Historia
Në datën 27.01.2015, rreth orës 16:30, Arben A. ka qenë duke ecur së bashku me një kushëri të tij te rruga “Dritan Hoxha”. Te vendi i quajtur rrethrrotullimi “Shqiponja”, Entela A. e ka goditur me shpullë në pjesën e pasme të qafës. Arbeni ka kujtuar se mos ishte ndonjë i njohur i tij, por ka parë një femër që nuk e njihte më parë. Fillimisht Arbeni i ka bërë një kompliment asaj që, “qenke e mirë”. Gruaja i tha “edhe ti qenke i mirë”, dhe ka nisur ta prekë në trup. Më pas Arbeni e ka ftuar për kafe, por vajza i ka thënë: “Mund të bëjmë diçka në varësi të lekëve që ke me vete”.
Gruaja e ka pyetur se sa lekë kishte në xhep dhe Arben i është përgjigjur, “kam vetëm 5.000 lekë të vjetra”. Gruaja i ka thënë që me këtë shumë lekësh mund të bësh vetëm seks oral. Më pas gruaja, që ishte e pandehura Entela A., i ka marrë paratë dhe ka filluar që të bënte marrëdhënie seksuale me të. Një moment, gruaja është larguar pak dhe e ka lënë marrëdhënien pa e përfunduar. Arbeni i ka thënë që, “pse ikën, nuk kam mbaruar punë akoma, hajde përsëri”.
Entela është afruar aty dhe kanë vazhduar aktin seksual, pasi ajo kishte marrë edhe një shumë lekësh për këtë punë.
Pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, burri ka ecur në drejtim të rrugës, por ka rënë në një pusetë e cila nuk kishte kapak. Pasi ka dalë dhe po largohej, ka konstatuar se i mungonte telefoni celular. Ndaj është rikthyer te vendi ku kishte kryer marrëdhënien seksuale, për të parë nëse i kishte rënë aty telefoni, por nuk e ka gjetur.
Ka shkuar pranë pusetës ku kishte rënë, por sërish nuk ka gjetur gjë. Aty ka folur me një roje objekti dhe me Entelën. Ai është rikthyer sërish te puseta, duke kërkuar me ngulm, por në këto momente ka ardhur policia dhe ka bërë shoqërimin në komisariat të tij, Entela A. dhe rojës së objektit. Gruaja e ka mohuar faktin që të ketë kryer marrëdhënie seksuale orale. Ajo ka shpjeguar se ditën e ngjarjes, dy djem të rinj i kanë kërkuar asaj kryerjen e marrëdhënieve seksuale, por nuk ka pranuar, për shkak se nuk merret me punë të tilla.
Nga ana e mbrojtjes së të pandehurës u ngrit pretendimi se nuk jemi para një marrëdhënieje seksuale dhe, për këtë shkak, veprimi i kryer midis Entela A. dhe Arbenit nuk përbën vepër penale, duke iu referuar rastit “Monika Levinski”, ngjarje e ndodhur në SHBA para shumë kohësh.
Ky koncept është i gabuar, pasi në rastin konkret janë kryer marrëdhënie seksuale, sepse i dënuari Arben ka arritur në ereksion dhe ejakulim nga veprimet e kryera nga ana e Entelës (marrëdhënie seksuale orale), pra është arritur qëllimi i marrëdhënies seksuale. Për të kryer marrëdhënie seksuale orale, i dënuari Arben A. ka paguar edhe shumën përkatëse.
Në rastin konkret kemi edhe një vendim të formës së prerë, ku shtetasi Arben është dënuar për veprën penale të “Prostitucionit”, për dhënien e parave në datën 27.01.2015 për të kryer marrëdhënie seksuale orale me Entela A. Në këto kushte, prokuroria ka kërkuar cilësimin fajtor të së pandehurës për veprën penale të “Prostitucionit” dhe dënimin e saj me 120.000 lekë gjobë.
Sigal