Gjykata lë në burg Mirsad Kuçanën për vrasjen e kryer në Linzë

533
Shtetasi Mirsad Kuçana, i dyshuar si personat e përfshirë në konfliktin në Linzë (13 nëntor), është lënë në burg pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.
Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” është pranuar nga gjykata.
Kuçana u la në burg nën akuzat “vrasje me paramendim” dhe “armë mbajtje pa leje”.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria e Tiranës, në bazë të informacionit të siguruar deri në këtë fazë të hetimit, ka paraqitur disa të dhëna hetimore mbi ngjarjen.
Nga veprimet e policisë gjyqësore, si edhe nga aktet e deritanishme hetimore, rezulton se të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit: Mirsad Kuçana, Emiljano Tashi (aktualisht të arrestuar), si edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.
Ndërkohë, po vijohet me hetimin për të saktësuar plotësisht motivin e kësaj ngjarje.
Sigal