Gjykata lë në burg 4 nga 5 të arrestuarit e vrasjes në Kavajë/ Ja si ndodhi ngjarja që tronditi vendin

370
Sigal

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 të arrestuarit në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 4 korrik, ku mbeti i vrarë një kalimtar 52-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë, si pasojë e përplasjes së dy grupeve rivale.

Trupa gjykuese ka vendosur të lërë në burg, Eraldo Hykan, Qazim Merkjan, Marjus Aliun dhe Adrian Dedejn, ndërsa të arrestuarin e pestë Agron Kollcakun në “arrest shtëpie”.

Konflikti sipas policisë ka nisur mes dy vëllezërve Aliu, një prej të cilëve u la në burg dhe tjetri në kërkim si dhe 3 personave të tjerë, gjithashtu të arrestuar dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasalliu, i cili po kalonte rastësisht në rrugë.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të dosjes në fjalë:

Image

Policia thotë se përplasja me armë ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale me grumbullime për grumbullimin e informacioneve dhe provave të tjera. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për hetime të mëtejshme.