Gjykata jep dënimin, ja sa vite burg do të kryejë Artur Zoto, ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve

652
Aferat korruptive dhe abuzimi me tenderët për ushqimin në burgje, por edhe dëshmia e ish-zëvendësit të tij Iljaz Labi, duket se ka “fundosur” ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto. Gjykata e shpalli sot fajtor, duke e dënuar me 5 vite burg.
Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet se së bashku me Labin, tashmë i penduari i drejtësisë, favorizonin një grup biznesmenësh, të cilët hynin në tendera fiktivë dhe i fitonin ato.
Prokuroria e Krimeve të Rënda për të ndërtuar akuzën ndaj tyre, u bazua edhe tek një sërë telefonatash të përgjuara, ku njëri prej biznesmenëve thotë se do të merrte vulën në Drejtorinë e Burgjeve.
Labi dhe Zoto i fusnin biznesmenët në tenderime pa shpallje me fitues të paracaktuar dhe në një rast ka qenë zëvendësi që i ka çuar drejtorit 20 mijë euro në zyrë për një nga tenderat fiktivë.
Sigal