Gjykata greke, jep dënimin e çiftit shqiptar që u kapën me drogë

484
Sigal

Një  çift shqiptarësh, të arrestuar një vit më parë për trafik droge, kanë marrë dënimin nga gjykata.

Djali 32 vjeç u dënua me gjithsej 8 vjet burgim dhe 5000 euro gjobë, shkruajnë mediat greke.

Në dënim përfshihet akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe armëmbajtja pa leje.

Ndërkaq, për të dashurën e shqiptarit, një 26-vjeçare, gjykata caktoi si masë paraqitjen në polici njëherë në muaj, ndërsa më pas do të depërtohet.

Çifti ishte kapur me drogë, kokainë dhe hashash në ishullin Kos.

Nga informacionet hetimore greke rezulton se çifti kishte zhvilluar tashmë një aktivitet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi kokainë, peshore, thikë, telefona celularë, etj.