Gjykata e Krimeve të Rënda vendos “Arrest me burg” për Arbjon Alikon

465
“Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë e dhënë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Arbjon Alikon, për akuzat e ngritura një vit më parë për sulm ndaj policisë. Arbjon Aliko. së bashku me vëllain e tij Alban janë dy prej të akuzuarve kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Ndërkohë masa për vëllain e tij, Alban Aliko nuk është dhënë ende. Deri tani Arbion dhe Alban Aliko, kanë mohuar të jenë pjesë e grupit të zjarrit dhe të kenë qëlluar ndaj forcave të policisë. 
Prej ditës së arrestimit, dy të rinjtë ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku mësohet se vijojnë të mbajnë agjerim. Prokuroret e çështjes kanë dështuar në tentativën e tyre per ti berë dy vëllezërit bashkepuntore ne hetim.
Sigal