Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg, ish-sekretaren elektorale të ministres Harito

452
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Amarilda Lekën, ish-sekretaren elektorale të Ministres, Milena Harito e cila akuzohet për korrupsion dhe kallëzim të rremë. Leka sipas prokurorisë, u mori 24 mijë euro familjarëve të një personi në paraburgim për të ndërhyrë tek gjyqtari i çështjes me qëllim zbutjen e dënimit. Por pas hetimeve rezultoi se ajo nuk kishte kontaktuar me asnjë gjyqtar. Leka ia mori paratë një të dyshuari për trafik droge dhe u prezantuar sikur punonte tek Krimet e Rënda.
Sigal