Gjykata e Durrësit, urdhër mbrojtjeje për 14-vjeçaren Kajtazi

412
Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për 14-vjeçaren Klevisa Kajtazi, duke urdhëruar masa që mbajnë larg vajzës prindërit dhe motrën e madhe. Në përfundim të afatit 20-ditor të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, e mitura ka deklaruar se nuk do të kthehet në shtëpi, pasi ndihet e frikësuar nga pasojat që mund të vijnë nga ky veprim. 
Në një seancë gjyqësore për vërtetimin e urdhërit, gjykata ka urdhëruar që babai i vajzës, nëna e saj dhe motra e madhe jo vetëm të mos kryejnë dhunë fizike apo psikologjike ndaj paditëses Klevisa, por as ta ngacmojnë, kërcënojnë, cënojnë, si dhe të mos e kontaktojnë atë. Pas kapjes në Vlorë së bashku me motrën e saj, që është në gjendje arresti në burg, 14-vjeçarja është sistemuar nga Shërbimi Social Shtetëror në një qendër të përkujdesjes shoqërore. 
Sigal