Gjykata e dënon me 8 muaj burg, kërcënoi seksualisht kunatën

498
Përmes një vendimi Gjykata e Tiranës ka dënuar një 49­-vjeçar me 8 muaj burg pasi ai kërcënonte seksualisht kunatën e tij për të kryer marrëdhënie me t. Ngjarja ka ndodhur në një nga fshatrat e Tiranës. Shqiptarja.com zbardh vendimin e dënimit të bababit të katë fëmijëve
49 vjeçari kërcënonte motrën e gruas, se do i shkatërronte familjen, nëse ajo nuk pranonte të bënte seks me të. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të padisë kunatin në polici. Gjykata ka marrë si provë edhe disa mesazhe që Kujtim H. i kishte dërguar të kunatës.
Në një prej këtyre mesazheve, ai shkruante: “Moj kurva m…, do të të q… nesër me zor në pazar. Më kalove nga shtëpia jote. Unë kërkoj që të bëjsh atë që dua unë. Tregoja mesazhin burrit”. Por, ai ka thënë në gjykatë se kunata i kishte marrë 5 milion lekë borxh 5 vite më parë dhe nuk ia kishte kthyer. Ai ka thënë se ndaj ia ka nisur këto mesazhe të kunatës. Vetëm se nga hetimet, pretendimet e tij nuk u faktuan dhe për këtë arsye, gjykata e ka dënuar atë me 8 muaj burg.
Sigal