Gjykata e dënon me 4 vite burg gjyqtaren e lartë, avokati i ka shpresat te Kushtetuesja: Kishte shumë shkelje

521
Avokati i gjyqtares së lartë Majlinda Andrea, Theodhori Sollaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta dënuar atë me 4 vite burg për korrupsion. Duke folur pas seancës së sotme, Sollaku tha se klientja e tij do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se procesi i gjykimit u shoqërua me një sërë shkeljesh.
“Vendimi është i formës së prerë dhe do të zbatohet, nuk ka më asnjë diskutim për këtë.

“Gjithë procesi u bazua në interpretime të njëanshme të prokurorit, dhe ato mori për bazë edhe gjykata. Nuk u morën në konsideratë pretendimet e mbrojtjes. Ky është një qëndrim i rrezikshëm. Nuk mund të ndodhë kjo në një proces të rregullt ligjor që garanton shumë elementë. Por ky ishte një precedent i rrezikshëm që të kujton agjitacionin dhe propagandën”,¬ tha Sollaku.

Ai theksoi se vendimi i Gjyaktës së lartë është i formës së perrë dhe do të zbatohet, por nga ana tjetër shtoi se do t’i drejtohet Kushtetueses.

“Kushtetuesja nuk merret me gjykimin por sheh elementët e ndryshëm. Kemi prezantuar shumë shkelje, për mënyrën e mbledhjes së provave, për të drejtën për privatësi e me radhë. Janë elementë që i shqyrton Kushtetuesja. Ky vendim është i formës së prerë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Por ne do të ndjekim hapat e tjerë që lejon kushtetuta. Dhe do të shihet nëse ka shkelje të të drejtave gjatë procesit. Dhe të tilla në gjykimin tonë ka patur. Majlinda Andrea do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Vendimi do zbatohet, por mendojmë se Gjykata Kushtetuese do të ketë kurajën profesionale që të mund të ndërhyjë ashtu si në rastet kur janë konstatuar parregullsi të procesit ligjor”¬, tha avokati Sollaku.
Sigal