Gjykata e Apelit, vendos sot për fatin e Ballist Morinës

430
Gjykata e Apelit pritet të vendosë sot për fatin e Ismail Morinës, i njohur me nofkën Ballisti, i cili ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg, pasi u kap me dy armë pa leje në Tiranë, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhej në “Elbasan Arena”.
Ballist Morina, njeriu i cili ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, mbërriti në Shqipëri për të ndjekur skuadrën e zemrës. Por gjatë një kontrolli policor në makinën e tij iu gjetën dy armë pa leje, çka bëri që të përfundonte në qeli. Sot Morina do të këmbëngulë në Apel lirinë, pasi pretendon se armët i mbante për vetëmbrojtje, pasi ndihej i rrezikuar për jetën që pas ngjarjes së Beogradit.
Sigal