Gjykata e Apelit, lë në burg pronarin e 4 farmacive, zbulohen dhe 6 të tjera

415
Hysni Roçi,njëri nga të arrestuarit e skandalit me rimbulsimin e ilaçeve do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur ndaj tij të lerë në fuqi masën e “arrestit në burg”. Roçi është arrestuar në muajin qershor pas një hetimi të njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës.

Së bashku me Roçin u arrestuan dhe disa persona të tjerë, disa prej të cilëve u liruar nga gjykata e Apelit, duke u lënë në masën e arrestit në shtëpi. Hysni Roçi është pronar i 4 formacive afër qëndrës spitalore “Nënë Tereza”, të cilat tashmë janë vënë në masën e sekuestros. Ndërkohë që gjatë hetimit, prokuroria ka zbuluar dhe 6 farmaci të tjera në këtë këtë skandal të rimbulsimit të medikamenteve mjekësore.
Sigal