Gjykata dënon me 25 vjet burg Ilir Kupën

422
Gjykata për Krimet e Rënda dënon me 25 vjet heqje lirie shtetasin Ilir Kupa, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Kupa më herët kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, duke përfituar 1/3 e uljes së dënimit. Personi në fjalë ishte kreu i bandës së armatosur në Shqipëri që kryente grabitje të bizneseve. Banda e “Babagjyshave” është një grup i strukturuar kriminal, përgjegjës për shumë grabitje, i ngritur menjëherë pas hyrjes së të arratisurit Ilir Kupa në territorin shqiptar.
Ky i fundit ka mohuar nga qelia përfshirjen në grup. Por sipas të penduarit Agustin Sula, ka qenë Kupa që i thirri “nën armë”, duke qenë se të tetë anëtarët ishin të njohur për precedentët e tyre në Greqi, Itali apo Shqipëri, për vjedhje me armë dhe të dënuar apo të kërkuar ndërkombëtarë. Grupi ka pasur 8 anëtarë, kurse si bashkëpunëtorë 5 të tjerë, që janë argjendarë, të cilët përvetësonin mallin e grabitur. Grupi akuzohet për 9 grabitje të dokumentuara, mes tyre 6 argjendari (2 nga të cilat në Maqedoni) dhe 3 makina. Hetohen edhe për 4 grabitje të tjera në Tiranë dhe Vlorë, mes të cilave edhe pika e basteve të Mark Frrokut.
Sigal