Gjykata “arrest me burg” për Ilir Memushajn, për vrasjen e Denis Kasës

443
Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Memushaj, i akuzuar si bashkëpunëtor i autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Denisa Kasa dhe plagosjen e dy miqve të tij Elton Margariti dhe Klement Kastrati.
Memushaj u arrestua me 9 janar, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë.
Në deklarimet e tij në polici, Memushaj pati thënë se objektiv i vrasjes nuk ishte Kasa por Klement Kastrati, me të cilin deklaroi se kishte pasur konflikte personale.
Policia ka identifikuar dhe tre autorët e krimit të rëndë, të cilët janë në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të 8 janarit 2016 në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e mullirit të artë”, ku autorët e vrasjes kanë qëlluar me një armë tip kallashnikov në drejtim të makinës që udhëtonte viktima dhe 2 të plagosurit, një mjet tip “Benz” me targë AA 414 LC.
44-vjeçari Denis Kasa ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa dy miqtë e tij Elton Margariti dhe Klement Kastrati u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal