Gjurmonte banesat e emigrantëve dhe i grabiste, arrestohet 36-vjeçari në Korçë (Emri)

626
Policia e Korçës ka arrestuar një person, pasi akuzohet për disa vjedhje. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Olsi Lumi, 36 vjeç, banues në Qytezë-Devoll.
Sipas policisë se Korçës, arrestimi i tij u bë pasi, në kohë të ndryshme përgjatë muajit tetor dhe nëntor, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur 5 (pesë) banesa, pronarët e të cilave janë emigrantë në shtetin Grek.
Banesat e vjedhura:
F.B., në Bilisht-Devoll;
shtetases E.K., në fshatin Vërlen-Devoll
shtetasit Th.K., në fshatin Miras-Devoll
shtetases V.K., në Miras
shtetasit P.S., në Baban-Devoll
Policia njofton se ai ka vjedhur orendi e sende të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
Sigal