Gjirokastriti kapet me 4 doza heroine, e “fundos” ajo që i gjen më pas policia në shtëpi

518
Një 37-vjeçar nga Gjirokastra është vënë në pranga, pasi është kapur me 4 doza heroine. Lënda narkotike iu sekuestrua gjatë një kontrolli fizik që i bënë shërbimet e policisë.
Pas kësaj, forcat e policisë i kanë shkuar në shtëpi 37-vjeçarit Ahmet Lani, ku iu gjet edhe një dozë tjetër me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit “Heroinë”.
Po kështu, nga kontrolli në banesë iu gjetën dhe sekuestruar edhe dy qese me 940 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike Cannabis Sativa.
“Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ahmet Lani, 37 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal