Gjirokastër, vranë një të moshuar gjatë grabitjes, ‘burg përjetë’ për autorët

451
Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dhënë dënimin ‘burg përjetë’ për dy autorët e vrasjes së një të moshuari në fshatin Dropull të Gjirokastrës. 
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kur të dënuarit Adrian Qopekaj dhe Dashamir Kamo kanë hyrë në banesën e viktimës, 76 vjeçarit Pandeli Magllara, për të vjedhur dhe pasi janë përleshur me pronarin e banesës, i kanë shkaktuar atij vdekjen. 
Gjithashtu, autorët kanë dhunuar edhe bashkëshorten e viktimës, E.Magllara si dhe e kanë plagosur atë.
Sigal