Gjirokastër, vërshon droga drejt Greqisë

534
Sigal

Policia sekuestron 105 kg marijuanë në Gjirokastër. Sipas burimeve policore tre shtetas po transportonin me krahë mbi Libohovë një sasi lënde narkotike të blerë në fshatin Lazarat në drejtim të malit të Buretos me destinacion Greqinë. Droga është e kapur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së djeshme në vendin e quajtur Revani në rrëzë të malit Bureto mbi qytetin e Libohovës. Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike, porsa kanë parë që po i ndiqte policia kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe terreni mjaft i thyer. Ky fenomen është bërë tashmë si lojë, ku personat që transportojnë drogë për të “gënjyer” forcat e policisë lënë në vendngjarje 105 kg drogë, por marrin me vete 200 të tjera, ndërsa policia nga ana tjetër, për ditë të tëra vihet në kërkim të strofkullës, ku mund të jenë fshehur autorët. Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar tre çanta të mëdha shpine, ku brenda tyre kishte pako të mbështjella me letër natriban në formë katrore me peshë të ndryshme gjithsej rreth 105 kilogramë marijuanë. Vijojnë operacionin për kapjen e tyre.