Gjirokastër, sekuestrohet 1 ton marijuanë, në një stan

411
Sektori Kundër Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës ka zhvilluar sot një super operacion antidroge të koduar “Llufa” duke sekuestruar 3.2 tonë lëndë e bimë narkotike Canabis Sativa. Sipas policisë aksioni është zhvilluar në malin e Kurveleshit. Policia sqaron se 1 ton lëndë narkotike shumica në formë boçe në proces tharje është gjetur në një stan dhe tendë në vendin e quajtur “Llufe” në malin e Kurveleshit. Pjesa tjetër e drogës është gjetur e prerë dhe e pa prerë, e kultivuar në katër parcela, në total 2.2 ton bimë narkotike canabis sativa.

Lënda narkotike e thatë, ajo në proçes tharje dhe ajo e kultivuar, pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor u asgjësua në vend me anë të djegies. Një pjesë nga secila u mor në cilësinë e provës materiale. Poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal por janë të identifikuar nga policia, e cila sqaron se bëhet fjalë për 4 te rinj nga qarku Gjirokastër. Po vijon puna për kapjen e tyre.
Sigal