Gjirokastër, polifonisti vret gruan dhe veten pas 40 vitesh martesë

447
Sigal

Përgjaket festa e Kurban Bajrami, pasi dy viktima janë regjistruar ditën e djeshme në një familje në qytetin e Gjirokastrës. Ata jetuan sëbashku prej 40 vitesh, por dje u ndahen tragjikisht, ku burri ka vrarë në fillim bashkëshorten dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të pallatit që ndodhet në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastër në banesën e familjes Mustafaraj, ku janë gjetur të vrarë çifti, Nexhmi Mustafaraj, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij Zenjebi Mustafaraj, 49 vjeçe. Sipas policisë rreth orës 15:30, Nexhmiu, ka debatuar për një konflikt të çastit me bashkëshorten e tij, në një kohë që në banesë ndodhej edhe vajza e tyre 26 vjeçe S.M, me profesion avokate. Shtetasi Nexhmi Mustafaraj i ka kërkuar bashkëshortes që të mos debatonte në sy të vajzës dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku kanë mbyllur derën me çelës. Pas rreth 5 minutash vajza e çifti Mustafaraj ka dëgjuar krisma dhe ka shkuar menjëherë në dhomën e gjumit, por se ka hapur dot derën pasi ka qenë e mbyllur dhe ka njoftuar me celular policin, xhaxhain e saj si dhe komshinjtë përballë. Vajza së bashku me xhaxhain që ka mbërritur menjëherë pasi banon në pallatin përballë tyre e më pas edhe patrulla e policisë kanë bërë të mundur hapjen e derës, ku kanë gjetur pothuaj pa shenja jete të dy bashkëshortët. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ku dhe janë transportuar për në spitalin rajonal, por s’kanë mundur dot të shpëtojnë pasi kanë humbur jetën pa mbërritur në spital. Nga veprimet paraprake rezultoi se shtetasi Nexhmi Mustafaraj ka qëlluar me pistoletë, të cilën e mbante pa leje poshtë nofullave bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar në kraharor, në zemër, veten e tij. E bija nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për shkakun e konfliktit pasi është e traumatizuar dhe është në gjendje shoku nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave Nexhmedini ishte një polifonistë i këngë labe dhe merrte pjesë në grupin “Kurora labe”.