Gjirokastër, policia kufitare sekuestron 18 kg kanabis në Kakavije

459
Në orët e mbrëmjes së datës 01.06.2015, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije , efektivat e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë kanë futur për kontroll një automjet .
Drejtuesi i automjetit porsa ka hapur karhun , ka zbritur nga makina dhe menjëherë është larguar me varp në drejtim të kufirit jeshil me palën greke.
Në ndjekie të tij janë vënë forcat e Policisë Kufitare të Kakavijes si dhe është njoftuar menjëherë edhe Policia Greke e Kakavijes , ku pas një operacioni të përbashkët është bërë e mundur kapja e tij në pyllin e Kakavijes.
Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit furgon tip “Benz” me targë AA 718 KK, që drejtohej nga shtetasi Genci Koraqe, 45 vjeç, banues në Çiflik, Berat, rezultoi se në shashinë e automjetit (dopjo dysheme) ishin të fshehura 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë , me peshë totale 18 Kilogramë.
Specialistët e Sektorit të Narkotikëve në D.P.Q.Gjirokastër kanë bërë sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale si dhe kanë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Pritet që gjatë ditës së sotme, shtetasi Genci Koraqe, t’i dorëzohet Policisë Kufitare Shqiptare të Kakavijes nga ana e Policisë Kufitare Greke, ku më pas Specialistët e Sektorit për Narkotikët do të kryejnë arrestimin e tij për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike “.
Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal