Gjirokastër, plagosi për pronën 51 vjeçarin, arrestohet

506
Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë 34-vjeçarin Proksitel Murraj 34 vjeç, banues në “Kombinat”, Tiranë pasi në datën 31 gusht rreth orës 15:40, në fshatin “Mërtinjë”, Përmet, për motive pronësie, ka qelluar me armë gjahu në dorën e majtë dhe pjesën e barkut,shtetasin A.S 51 vjeç nga Tepelena.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Sigal