Gjirokastër, në pranga 21-vjeçari: Dyshohet se ka grabitur me armë 5 persona

459
Policia e Gjirokastrës, ka zbardhur një grabitje me armë dhe dhunë, të ndodhur në vitin 2014. Në pranga ka rënë Spiro Kuoçka, 21 vjeç, banues në Ksamil të Sarandës. Ky shtetas, dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur më datë 14 nëntor 2014, ku në afërsi të doganës greke, në Kakavijë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur me armë shtetasit: E.R, 27 vjeç, R.R, 20 vjeç, A.C, 22 vjeç dhe A.C, 26 vjeç, të cilëve ju kanë vjedhur 5 aparate celularë, 370 Euro dhe 10.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat telefoni celular së bashku me kartën sim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Gjirokastër, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”.
Sigal