Gjirokastër/ Ndalohet një 53-vjeçar i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike

389
Nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve,të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë një kontroll territori për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, u gjet një parcelë me bimë narkotike dhe u ndalua shtetasi: Alfred Haska, 53 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi: Shtetasi në fjalë, dyshohet si autori kryesor për kultivimin e bimëve narkotike të gjetura në vendin e quajtur “Karea”, në “Përroin e Qeve”, në fshatin Mashkullorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Sigal