Gjirokastër: Kundërshtoi patrullën e Policisë, në pranga 20-vjeçari

389
Shërbimet e policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Ledion Aliaj. Sipas të dhënave zyrtare, Aliaj është vënë në pranga pasi mesditën e sotme në rrugën “18 Shtatori” në Gjirokastër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip”Lifan” me targa GJ 085 A. Por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me forcë patrullën e policisë, çka ka sjellë edhe arrestimin e tij.
Sigal