Gjirokastër, kishte marrë peng 3 persona në Lazarat, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

434
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për rrëmbim personi. 33-vjeçari Kasëm Buzherin është vetdorzuar në komisariat. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje pengë e personit në bashkëpunim”.

Burime zyrtare pohuan se Buzheri do të gjykohet në vijim nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi Krimet e Rënda e ka transferuar cështjen. Gjykata e Lartë ka rrëzuar të dy vendimet e Krimeve të Rënda dhe të Apelit dhe e ka transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ndryshuar dhe akuzën në “Heqje të paligjshme të lirisë, në bashkëpunim”. I riu, në vitin 2012 së bashku me disa të tjerë kanë marrë në automjetin e tyre tre persona dhe i kanë mbajtur për disa orë në fshatin Lazarat, ndërsa ka ushtruar dhe dhunë ndaj tyre.
Sigal