Gjirokastër – Kapet në Kakavijë lushnjari, i kishte mbushur xhepat me kanabis

402
Një 30 vjeçar nga Lushnja u kap nga policia kufitare e Kakavijës pasi gjatë kontrollit në xhepat e pantallonave kishte fshehur dy qese me kanabis.

“Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emiliano Çuko, 30 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 14.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije nga kontrolli personal i ushtruar i këtij shtetasi nga punonjësit e policisë kufitare, në xhepin e pantallonave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narotike si ajo e llojit Canabis Sattiva me peshe totale 50 gram”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal