Gjirokastër/ Gruaja gjendet e pajetë në banesë

657
Sigal

Një 85 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në Gjirokastër.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët e kanë gjetur dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Policia bën me dije se rreth orës 16:10, janë njoftuar se në lagjen “Palorto”, Gjirokastër, shtetasja S.Zh. rreth 85 vjeçe, është gjetur e pajetë në banesë nga komshinjtë, e moshuara jetonte e vetme.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune përveç një shenje të shkaktuar si shkak i rrëzimit nga tensioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.