Gjirokastër/ Gjendet trupi i pa jetë i Italianit

473
Sigal

Një shtetas italian është gjetur pa jetë në lagjen ‘Dunavat’ në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.

Mësohet se viktima ka qenë karabinierë por tashmë në pension. Po kështu bëhet e ditur se 74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare.
Nuk dihen ende motivet zyrtare të vdekjes por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.