Gjirokastër/ 27 vjeçarit i vendosin eksploziv në banesë, plagoset rëndë, dalin detajet e para

411
Sigal

Një 27 vjeçari nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozivë.

Vitjon Llukës nga fshati Shtëpëz, i është vendosur lëndë eksplozive mesditën e sotme teksa ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur. Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27 vjeçarit, kryesisht në fytyrë, shkruan fax news.

Burimet nga grupi hetimor në vendngjarje, bëjnë të ditur se Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka shpërthyer. Rrjedhimisht Lluka ka ngelur pa ndjenja dhe dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh.

Për rrjedhojë fytyra e Vitjon Llukës është deformuar në një masë shumë të madhe aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Duke parë se gjendja e tij ishte tejet kritike, në Gjirokastër ka mbërritur edhe helikopteri me të cilin e kanë transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme.

Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë Dorian Llukës i cili humbi jetën dhe Bilbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enreik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.