Gjimnazistja hidhet nga kati 3 i shkollës, s’i dha leje nën drejtori

417
Sigal

TIRANË – Një gjimnaziste është hedhur nga kati i tretë i shkollës duke rënë në taracën e katit të dytë. Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin Aleks Buda në zonën e Laprakës në Tiranë, dhe dyshohet që gjimazistja e vitit të dytë me inicialet D.E të ketë ndërmarrë këtë akt ekstrem, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, pas refuzimit të lejes nga nëndrejtori i shkollës, Rrok Pjetri. Gjimnazistja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa urgjenca e cila mbërrti në gjimnazin “Aleks Buda” e ka gjetur adoleshenten pa ndjenja. Nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës mësohet se 17-vjeçarja ka fraktura në gjymtyrë. Policia ka nisur me marrjen në pyetje të nëndrejtorit, nxënësve dhe stafit pedagogjik për të zbardhur situatën.