Gjermania dëbon shqiptarin: Meqë ka shkelur ligjin disa herë, prapë ka për ta bërë

445
Një shqiptar nga Kosova është dëbuar me vendim gjykate nga Gjermania. Ai ka 6 fëmijë.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Lartë Administrative në Lüneburg (OVG), shkruan stadtradio-goettingen.de. 36 vjeçari duhej të dëbohej, me vendimin paraprak të Gjykatës Administrative të Göttingenit e cila kishte hedhur poshtë një mbrojtje të përkohshme juridike kundër dëbimit që ai e gëzonte më parë, transmeton albinfo.ch.
“Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë”, thuhet në vendimin më të ri, përcjell albinfo.ch Për këtë arsye, për “hir të ruajtjes së sigurisë publike është e nevojshme që ai të dëbohet”.
Kosovari para arrestimit të tij të fundit jetonte në qarkun Göttingen; në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991 kur ishte 10 vjeç. Leja e tij të përkohshme e qëndrimit “Duldung” kishte mbaruar në vitin 2011.
Sigal