Gjermani, zbriti me çarçaf nga kati i 6-të, plagoset rëndë shqiptari që do riatdhesohej

378
Një i ri 21-vjeçar shqiptar ka zgjedhur të hidhet nga kati i 6 i një pallati për ti shpëtuar policisë, e cila do ta riatdhesonte për në Shqipëri. Ngjarja ndodhi në Rostock të Gjermanisë. Sipas Ostee-nachrichten.de, shqiptari kishte zgjedhur të zbresë nga lartësia me anë të një çarçafi, i cili pasi është grisur ai ka rënë dhe është plagosur rëndë.
Mësohet se emigranti, i cili prej pak kohësh jetonte në Gjermani, në pritje të azilit, sai pasojë e rënies nga lartësia ka thyer këmbën. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm, ndërsa pritet riatdhesimi i tij në një moment kur gjendja e tij të stabilizohet.
Sigal