Gjermani/ Treni përplas çiftin e azilantëve shqiptarë, vdes 23-vjeçarja

507
Vajza me emrin Ela Haziraj kishte shkuar në Gjermani për të kërkuar azil. Ajo ka udhëtuar bashkë me të fejuarin e vet. Por, pasditen e së mërkurës ajo është shtypur nga një tren, duke humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionit e trenit të Neustadit në Frankfurt. “Vajza jetonte në kampin e pritjes për refugjatët në Neustadt”, shkruajnë mediat gjermane. Ajo ndodhej në Gjermani prej tre muajsh, me shpresën se shteti gjerman do ta lejonte që të jetonte në Gjermani.
Sigal