Gjermani/ Sherr në qendrat e azilantëve, arrestohet një 18-vjeçar shqiptar

405
Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar pas një konflikti masiv të ndodhur në Hamburg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në një qendër strehimi emigrantësh ku në përplasjen fizike janë përfshirë rrteh 60 persona shqiptarë dhe afganë. Nga përleshjet 5 persona kanë mbetur të plagosur dhe njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë. Disa nga azilkërkuesit, banorë të kësaj qendre pritje kanë qenë të armatosur me shkopinj metalikë. Policia është dashur të ndërhyjë për të shuar konfliktin, teksa ka arrestuar tre persona.

Pas këtij sherri masiv njëra prej tendave të klandestinëve është përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes shqiptarëve dhe afganëve. Ky nuk është incidenti i parë që shënohet në qendrat e pritjes në Gjermani dhe as hera e parë që shqiptarët janë protagonistë të konflikteve me azilkërkuesit e tjerë. Si pasojë e incidenteve të shpeshta mes azilkërkuesve, politika gjermane po kërkon ndarjen e refugjatëve sipas feve.
Sigal