Gjendet vogëlushi 3-vjeçar i zhdukur në Kukës

478
Është gjetur fëmija 3- vjeçar i zhdukur në fshatin Cernalevë të Kukësit prej ditës së martë.
Policia e Kukësit bashkë me banorët nisën kërkimet dhe e gjetën në një shtëpi të braktisur në gjendje të mirë.
Fëmija ishte nga Kosova. Bashkë me nënën, ai kishte vizituar gjyshërit e tij në Shqipëri, kur befas u zhduk nga sytë e të gjithëve.
Pas disa orë kërkimesh në fshat dhe pas asnjë rezultat, familjarët kërkuan ndihmën e komisariatit të Kukësit, që më në fund mundësoi kthimin e fëmijës pranë nënës së tij.
Sigal