Gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari në Tiranë, i vështirë identifikimi, ja arsyeja

488
Trupi i pajetë i një burri është gjetur në kryeqytet. Mësohet se ditën e djeshme, rreth orës 14:30 në numrin e emergjencave të policisë 112 ka mbërritur një telefonatë nga qytetarët, të cilët kanë pohuar se kanë parë një kufomë në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca e morgut, ku nga verifikimet e bëra dhe nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se kufoma i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm.

Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera. Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur.
Sigal