Gjendet trupi i 17-vjeçarit, i mbytur në Vjosë 3 ditë më parë

523
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur trupi i pajetë i 17-vjeçarit, i mbytur tre ditë më parë në lumin Vjosë në Fier. Sipas burimeve, kanë qenë rrjetat e ngritura nga të afërmit e tij gjatë kërkimit, dhe ato kanë bërë të mundur kapjen e trupit të Dritan Shametaj.17-vjeçari, Shametaj nga fshati Buzmadh Cakran, u gjet rreth 300m larg vendit ku u mbyt. Trupi i tij u transportua drejt morgut të qytetit, ku do të kryhet edhe autopsia.
Sigal