Gjendet pas dy ditësh, 16-vjeçarja nga Cërriku, shokon prindërit në Polici

604
U zhduk nga shtëpia për dy ditë, por gjendet dhe bën deklaratë shokuese 16 vjeçarja nga Cërriku.
Policia e Elbasanit njoftoi se e bëri të mundur gjetjen dhe identifikimin e një adoleshentje e cila ishte larguar nga banesa 3 ditë më parë, banuese në fshatin Shkozë. Ishte babai i saj, A.A, vjeç 48, që njoftoi se i ishte larguar nga banesa vajza B.A, vjeç 16.
Burime policore bënë të ditur se e gjetën vajzën, pa sqaruar se ku. Por pasi është gjetur, ajo i ka tronditur prindërit, pasi ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.
Pas deklarimeve, Policia ia ka dorëzuar vajzën familjarëve. Për hetime të mëtejshme m aterialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Sigal