Një 60-vjeçar është gjendur i pajetë në unazën e qytetit të Korçës. Burime policore bënë me dije se ka dyshime që i moshuari të ketë qenë i alkoolizuar.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.