Gjendet një trup i pajetë tek Liqeni Artificial, çfarë thotë policia

461
Sigal

Një burrë është gjetur i pajetë në bregun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç. Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa vijojnë hetimet.