Gjendet një trup i pajetë në Krujë, konfirmohet që është Gazmend Çollakun

462
KRUJË-Është gjendur i lidhur këmbë e duar me litar Gazmend Çollaku i cili u morr pend gjatë mbrëmjes së të mërkurës nga persona të paidentifikuar në Durrës. Policia konfirmon pas idenfikimit të tij se është pikërisht 40-vjeçari i lënë në një kanal në Murqin të Krujës mëngjesin e kësaj të enjteje. Burime nga policia bëjnë me dije se Çollaku është qëlluar me armë nga një distancë e afërt si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen.
Trupi i pajetë është pikasur nga një banor i zonës i cili ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vengjarje. Dyshohet se atentati mafioz sipas policisë ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Durrës në 20 dhjetor në afersi të portit të Durrësi.
Ervin Kodrës dhe Endri Caushajt ju bë pritë nga një tjetër automjet dhe në momentet kur BMW X5 me targë AA 292 IH ku udhëtonin të rinjtë ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi relativisht të ulët, autorët kanë qëlluar me kallashnikov. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 33 gëzhoja, prej të cilave Kodra dhe Caushaj gjetën vdekjen e menjëhershme. 
Rrëmbimi 
Ndërkohë burime nga Policia e Durrësit kanë bërë me dije se katër persona të maskuar si policë, kanë marrë peng 40-vjeçarin Gazmend Çollaku, i cili rezulton si person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”. Pengmarrja e tij ndodhi në një lokal në afërsi të Portit të Durrësit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë së Durrësit, të cilët nisën hetimet për të identifikuar autorët e pengmarrjes.
Mësohet se Gazmend Çollaku ka qenë në shoqërinë e disa miqve të tij në një lokal në afërsi të Portit të Durrësit, kur është thirrur nga një person tjetër të veshur si punonjës policie. Por në këtë moment, pasi ka dalë në ambientet e jashtme të lokalit ku shoqërohej nga disa miq të tij është marrë peng nga “policët” e maskuar të cilët janë larguar me një makinë tip “Audi”, me targa gjermane.
Destinacioni i grabitësve ende nuk është bërë i ditur nga policia bregdetare. Ndërkaq, veshja e pengmarrësve me uniforma të policisë ka tërhequr vëmendjen e personave të pranishëm pranë lokalit, të cilët kanë menduar se bëhej fjalë për një arrestim të mundshëm të Çollakut. Sakaq policia po punon për identifikimin e pengmarrësve dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Ndërsa burime nga policia bënë me dije se personi që është rrëmbyer është dënuar më parë për plagosje me dashje, si dhe dyshohet se bën pjesë në një organizatë të trafikut të drogës. Në këto dy pista policia po heton edhe për pengmarrjen e tij.
Dëshmitarët 
Të shumtë kanë qenë dëshmitarët momentin kur 33-vjeçari është marrë peng nga katër personat e veshur si punonjës policie. Ata janë shprehur se pengmarrësit e kanë shoqëruar me dhunë deri te automjeti me të cilin udhëtonin Gazmend Çollakun. Personat e pranishëm në këtë moment janë shprehur se nuk kanë mundur të ndërhyjnë pasi kanë kujtuar se kanë qenë forcat e policisë për ta arrestuar 40-vjeçarin.
Sigal