Gjendet një skelet në Pogradec

42
Policia ka zbuluar një skelet njeriu, në fshatin Udënisht të Pogradecit. Tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, pranë urës, në afërsi të fshatit Udënisht, punëtorët e mirëmbajtjes së kësaj rruge, gjatë punës së tyre, duke gërmuar, kanë konstatuar eshtrat e një njeriu, të cilat nga hetimet paraprake dyshohet të jenë të vjetra. Tashmë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.